Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mendoni se fëmija juaj është nën peshë, ja çfarë duhet të bëni?

Në radhë të parë, përpiquni të mos ju kapë ankthi. Shumica e fëmijëve kalojnë një fazë kur nuk dëshirojnë të hanë, por janë më të përqëndruar tek lodrat, gjërat e reja që mësojnë dhe eksplorojnë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni nëse fëmija është apo jo nën peshë. Për këtë shkoni tek mjeku për të matur dhe peshuar foshnjën tuaj.

Disa fëmijë janë natyrshëm më të dobët e të hollë, sidomos nëse edhe prindërit kanë qenë kështu gjatë fëmijërisë.

Edhe nëse fëmija juaj është nën peshë, nuk ka gjasa të ndikojë në shëndetin ose zhvillimin e tij, veçanërisht nëse ju e kapni problemin herët.

Ka shumë mënyra si mund t’i shtoni orkesin fëmijës.

  1. Mos ushtroni asnjëherë presion mbi fëmijën sepse nuk do të keni rezultat, vetëm do të refuzojnë edhe më shumë.
  2. Vendosni orare të rregullta.
  3. Mblidhuni e gjithë familja në tryezë.
  4. Përqëndrohuni tek e ngrëna dhe biseda, duke fikur pajisjet teknologjike.
  5. Nuk nuk mund të shtoni sasinë e ushqimeve, zgjidhni ushime që përmbajnë sasi më të larta kalorish.
  6. Sigurohuni që qumështi dhe nënproduktet e tij të mos kenë sasi të lartë yndyre.
  7. Jepini vitamina në formë suplementesh.
  8. Nëse konfirmoni se fëmija është nën peshë, mos i jepni shumë makarona, bukë e oriz sepse këto ushqime do e ngopin shpejt dhe zvogëlojnë aftësinë e fëmijës për të thitur vitamina dhe minerale thelbësore.   

Youtube

Arkiva

Kategoritë