Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Më shumë se 600 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar me dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech

Më shumë se 600 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech, bazuar në deklaratën e lëshuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të dhënat e fundit tregojnë se 613,933 persona u vaksinuan midis datës 8 dhe 20 dhjetorit.

“Ne përputhje me këshillat nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), vaksinat janë aplikuar për banorët e shtëpisë së kujdesit, për personat në moshën 80-vjeç e lart, dhe tek personeli i kujdesit shëndetësor dhe social, përmes 500 qendrave të vaksinimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, bazuar në deklaratën e lëshuar.

“Programi i vaksinimit do të vazhdojë me ritëm edhe gjatë Krishtlindjeve”, thuhet në deklaratë.

Mbretëria e Bashkuar është njëherësh vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech, dhe e para që filloi injektimet me këtë vaksinë.

“Në më pak më shumë se tre javë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur tashmë qindra vende të vaksinimit, për t’u siguruar që personat që kanë më së shumti nevojë të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sekretari britanik i shëndetësisë Matt Hancock.

Youtube

Arkiva

Kategoritë