Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Më në fund SHBA jep lajmin e mirë: Vaksina krijoi antitrupa …

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna dha lajmin që shumë duan ta dëgjojnë në këtë kohë pandemie: rezultatett e vaksinës së saj eksperimentale për COVID-19, të testuar tek njerëzit, janë pozitive! 

Vaksina e Modernas ka arritur të krijojë antitrupa që neutralizojnë virusin, të ngjashme me ato të gjendura tek pacientët e shëruar nga koronavirusi. Kjo kompani është në pararojë të përpjekjeve për zhvillimin e një trajtimi për sëmundjen, dhe javën e kaluar fitoi miratimin e agjencive amerikane të shëndetit për një proces të përshpejtuar në përputhshmërinë me rregulloret. Faza e parë e testeve klinike po konsiderohet e suksesshme. 

Moderna shpreson t’i fillojë provat e avancuara në shkallë më të gjerë në muajin korrik. Kompania raportoi se në tetë pacientë, të ndjekur për një muaj e gjysmë, vaksina me dozë të ulët dhe të mesme shkaktoi nivele të antitrupave specifikë në gjak si ato të personave që e kanë marrë veten nga Covid 19. Plazma e pasur me antitrupa të dhuruar nga pacientët e shëruar po testohet veçmas për të përcaktuar nëse është një terapi efektive për Covid-19. Vaksina deri tani është toleruar mirë, me përjashtim të ndonjë skuqjeje në vendin e injektimit tek disa pacientë si dhe simptoma sistemike ( lodhje e dhimbje muskujsh), në tre pacientë të trajtuar me dozën më të lartë.

Aktualisht për COVID-19n nuk ekziston asnjë trajtim ose vaksinë e miratuar dhe ekspertët parashikojnë se vaksinë e sigurt dhe e efektshme mund të kërkojë 12 deri në 18 muaj për t’u zhvilluar.Tetë pacientë që morën vaksinën eksperimentale të firmës Moderna treguan se kishin nivele antitrupash të ngjashme me ato në mostrat e gjakut të personave që ishin shëruar nga COVID-19, sipas rezultateve të para të nxjerra në studimin e kryer nga Institutet Kombëtare të Shëndetit pranë Uashingtonit.Të 45 pjesëmarrësve në studim u dhanë nga tre doza të ndryshme të vaksinës dhe Moderna tha se kishte vënë re se imuniteti rritej me rritjen e dozës.”Jemi duke investuar për të rritur shkallën e prodhimit dhe maksimalizuar numrin e dozave që mund të prodhojmë, për të ndihmuar në mbrojtjen e sa më shumë njerëzve nga SARS-CoV-2, tha Shefi Ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stéphane Bancel.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje me firmën farmaceutike zvicerane që punon me kontratë Lonza Group AG si dhe me qeverinë amerikane për të prodhuar sasi në masë të vaksinës së re.Vaksina, mRNA-1273, rezulton gjithashtu se është përgjithësisht e sigurt dhe tolerohet mirë nga trupi në studimin e hershëm, tha kompania, e cila shton se nuk është raportuar asnjë efekt serioz anësor.

Firma amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi se rezultatet e para të eksperimentimit të saj mbi vaksinën e mundshme të koronavirusit kanë qenë “pozitive”. “Faza 1” e testeve klinike tregoi se personat që iu nënshtruan eksperimentit zhvilluan antitrupa në një mënyrë të ngjashme me pacientët Covid-19, të cilët janë shëruar prej sëmundjes”, thuhet në një deklartë të saj. Kompania raportoi se në tetë pacientë, të ndjekur për një muaj e gjysmë, vaksina me dozë të ulët dhe të mesme shkaktoi nivele të antitrupave specifikë në gjak të cilat janë të ngjashme ose më të larta se ato që gjenden te pacientët e kuruar. 

Plazma e pasur me antitrupa të dhuruar nga pacientët e shëruar po testohet veçmas për të përcaktuar nëse është një terapi efektive për Covid-19. Vaksina deri tani është toleruar mirë, me përjashtim të ndonjë skuqjeje në vendin e injektimit tek disa pacientë si dhe simptoma sistemike (lodhje e dhimbje muskujsh), në tre pacientë të trajtuar me dozën më të lartë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë