Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbyllet Klinika Infektive II – Cilat ishin sfidat kryesore të mjekëve që punuan në këtë klinikë?

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Mjekësia Sportive (Klinika Infektive II) u hap për të pritur pacientë të prekur me këtë virus. Puna e saj në trajtimin e pacientëve me COVID-19 vazhdoi deri më 15 tetor 2021, kur brenda kësaj klinike nuk ishte më asnjë pacient i hospitalizuar. Përkundër që numri i të vaksinuarve gjithnjë rritej, gjatë muajve gusht dhe shtator infeksioni nga koronavirusi po ashtu përhapej.

Ky mbipopullim me pacientë  i të gjitha klinikave COVID në QKUK u shoqërua më jo pak sfida për stafin shëndetësor.

I kontaktuar nga Familja Jonë, drejtori i Klinikës Infektive II, Artan Ahmeti, tregon se njëra ndër sfidat kryesore në përballje me numrin e madh të të infektuarve me COVID-19, që lajmëroheshin në këtë klinikë, ishte mungesa e stafit shëndetësor. Sipas tij, në këto kushte, u desh të rekrutoheshin mjekë nga klinikat tjera për t’u dalë në ndihmë pacientëve. Meqenëse stafi infermieror në QKUK ishte jo i madh në numër, Ahmeti thekson se sigurimi i infermierëve nga klinikat e tjera përbënte një sfidë jo të vogël.

“Ishte një periudhë e vështirë, me shumë hospitalizime, për një periudhë të shkurtër. Brenda 24h kemi pasuar deri 28 hospitalizime të reja”

“Në Klinikën Infektive II (Mjekësisë Sportive) nuk ka staf mjekësor residual, prandaj duhej që të organizohemi në atë mënyrë që të bëhej rekrutimi, përkatësisht risistematizimi i stafit mjekësor nga klinikat e tjera. Duke pasuar parasysh se QKUK ka mungesë të stafit infermieror në krahasim me nevojat, sigurimi i infermierëve nga klinikat tjera ishe sfidë ne vete”, theksoi ai për Familja Jonë.

Ahmeti tutje shprehet se, duke i marrë parasysh problemet shëndetësore që shkakton virusi, është tentuar gjithnjë që trajtimi i pacientëve të jetë sa më profesional dhe atyre të mos u mungojë asgjë.

Sipas raportit të përgjithshëm të Klinikës Infektive II, ai tregon se brenda periudhës 20 nëntor 2020 – 15 tetor 2021 kanë vdekur 158 pacientë nga 1 mijë e 5 sa ishin të shtruar në Mjekësinë Sportive.

“158 pacientë kanë vdekur në  Klinikën Infektive II (Mjekësisë Sportive), nga 1005 pacientë të hospitalizuar nga 26 nëntor 2020 deri më 15 tetor 2021. Duhet pasur parasysh se në klinikë janë pranuar pacientëtme gjendje më të rendë që kanë kërkuar hospitalizim në QKUK, si dhe gjithashtu pacientët e rëndë, si dhe ata që janë përkeqësuar nga Spitalet Rajonale janë transferuar në Klinikën Infektive II (Mjekësisë Sportive)”.

Ai gjithashtu nënvizoi se, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19 nga stafi shëndetësor, 1005 pacientë të hospitalizuar kanë marrë shërbime në këtë klinikë, ndërkaq shërbime ambulantore nuk janë dhënë nga kjo klinikë./familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë