Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mblidhen ekspertët e sigurisë, pas pezullimit të vaksinës AstraZeneca

Ekspertët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) janë mbledhur sot për të shqyrtuar vaksinën Oxford-AstraZeneca, pas pezullimit nga disa vende evropiane.

Ka pasur një numër rastesh në Evropë të mpiksjes së gjakut të raportuara pas administrimit të vaksinës.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se numri i incidenteve përputhet me normën e raportuar zakonisht në popullatën e përgjithshme, raporton BBC.

Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe OBSh thanë se nuk ka prova të mpiksjes së gjakut.

Edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të zhvillojë takim sot.

Pas takimit, pritet të lëshohet një vendim mbi përdorimin e vazhdueshëm të vaksinimit Oxford-AstraZeneca.

Youtube

Arkiva

Kategoritë