90 milionë e 156 mijë e 975 persona raportohen të infektuar me virusin COVID-19 në botë, raporton Gazeta Express.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 1 milionë e 936 mijë e 342 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 64 milionë e 555 mijë e 459 janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 22 milionë e 699 mijë e 223 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 451 mijë e 346 raste dhe Brazili me 8 milionë e 75 mijë e 998 raste.
23 milionë e 665 mijë e 42 raste raportohet të jenë aktive me COVID-19 në botë.
Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 53 mijë e 523 nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
1 mijë e 375 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.535.