Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve me coronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 563 raste të reja.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive në vendin tonë është 34 mijë e 208, transmeton Telegrafi.

Rastet aktive më së shumti ka kryeqyteti, gjithsej 9,655 raste aktive. Pastaj, Pejë 2,925 raste aktive, Gjilan 2,323 raste aktive.

Prizren 2,184 raste aktive, Mitrovicë 1,978 raste aktive, Fushë Kosovë 1,693 raste aktive.

Gjakovë 1,648 raste aktive,  Ferizaj, 1,605 raste aktive, Vushtrri, 1,142 raste aktive. Lipjan 1,124 raste aktive. Podujevë 884 raste aktive, kurse komunat tjera kanë numër më të vogël të rasteve aktive me virus.

MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksionohen kundër coronavirusit.

Për shkak të rritjes së rasteve, Qeveria më 21 janar ka ashpërsuar masat antiCOVID, ku pas orës 22:00 në gjithë vendin vlen ora policore, e po ashtu sektori i gastronomisë lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00.

Këto masa vlejnë deri më datën 4 shkurt, ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse do të vazhdohet me masat e njëjta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë