Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 60 pacientë janë duke marrë trajtim për COVID-19 në QKUK dhe spitale tjera, 33 prej tyre me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar, që aktualisht tretman mjeksor në QKUK, Klinikat për  COVID-19 dhe në spitalet e tjera janë duke marrë  64 pacientë.

E po ashtu 12 pacientët e ardhur nga Shqipëria që u raportua javëve të kaluara për ta, ende janë duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

“64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre në Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë” thuhet në raport.

Kurse prej 64 pacientëve, 33 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 4 të tjerë në mjekim intensiv pra në gjendje të rëndë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë