Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 45 për qind e të rriturve janë vaksinuar kundër Covid-19 në Serbi

Në Serbi deri më tani 45,3 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (Covid-19). Kështu tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Ajo tha se kjo nuk është e mjaftueshme për imunitetin kolektiv dhe u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Brnabiç në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd priti gjysmë milioni doza të vaksinave kineze Sinopharm.

“Me pritjen e kontingjentit të vaksinave kineze, i cili arriti në aeroportin ‘Nikola Tesla’ këtë mëngjes, të gjitha vaksinat e dakorduara me Sinopharm mbërritën, që është 4,2 milionë doza, në përputhje me marrëveshjen”, deklaroi Brnabiç.

Youtube

Arkiva

Kategoritë