Fushata e vaksinimit në Itali po vazhdon me ritme të shpejta me qëllim parandalimin e pandemisë COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore italiane, deri më tani 42.245.193 qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Ndërsa rreth 14.070.044 italianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, shkruan abcnews, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë numri i viktimave dhe rasteve të reja nga kjo sëmundje e rënë është në ulje. Të dielën u raportuan 26 viktima dhe mbi 1 mijë të prekur me koronavirus.