Hulumtimi i ri i publikuar në “Journal of Cosmetic Dermatology”, zbulon efektet e përdorimit të fondatinës kozmetike gjatë ushtrimeve aerobike në lëkurë dhe poret e saj.
Studimi përfshiu 43 studentë të shëndetshëm kolegji (20 meshkuj dhe 23 femra). Krem fondatinë u aplikua tek pjesëmarrësit në gjysmën e fytyrës në dy zona të ndryshme (balli dhe sipërfaqja e faqes). Gjysma tjetër e fytyrës shërbeu si masë kontrolli, shkruan burimi Medical Xpress.
Lagështia u rrit pas stërvitjes si në zonën e grimit ashtu edhe në atë pa grim; megjithatë, pati një rritje më të madhe të lagështisë në zonat e grimit.
Kjo mund të jetë rezultat i përbërjes që parandalon avullimin e lagështirës nga lëkura. Elasticiteti i lëkurës u rrit pas stërvitjes, por në një masë më të madhe në zonat e grimit sesa në zonat jo-grim.
Madhësia e poreve u rrit në lëkurë pa grim pas stërvitjes, por jo dukshëm në lëkurën me grim. Kjo mund të tregojë se mbajtja e grimit mund të bllokojë poret.
Niveli i vajit u rrit në zonat pa grim dhe u ul në zonat e grimit, duke sugjeruar se mund të jetë e vështirë të ruhet niveli i duhur i vajit në lëkurë kur përdorni grim.
“Për shëndetin e lëkurës, është më mirë të ushtroheni me grimin e hequr,” tha autori përkatës i studimit, Dr. Dongsun Park, nga Universitetit Kombëtar i Edukimit të Koresë.