Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Maska prej shafrani e mrekullueshme për fytyrën

Ani pse shafrani, kjo mëlmesë e veçantë e cila qëndron në dollapët e kuzhinës suaj, mund të mos duket si produkt i cili bënë magji, duhet ta dini se në fakt është jashtëzakonisht e mirë për t’ia kthyer shkëlqimin lëkurës, zbehjen e njollave të errëta dhe largimin e akneve nga fytyra.

Shafrani është shfrytëzuar me shekuj në mjekësinë popullore të Lindjes, për vetit shëruese që i posedon, përfshirë këtu faktin se është një antioksidant dhe anti-inflamator që është treguar i dobishëm në trajtimin ndaj puçrrave, shkëlqimin e hiperpigmentimit dhe shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe ka efekt në mbrojtjen e lëkurës ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga faktor të ndryshëm.

Si të përdoret shafranin për kujdes ndaj lëkurës?

Për t’i marrë përfitimet shëruese të shafranit, ju nuk duhet ta vendosni atë në formë të pluhurit direkt në fytyrë. Në fakt ju duhet ta përzieni pluhurin e shafranit me disa përbërës qetësues, hidratues dhe që kanë efekte shëruese në lëkurë.

Ka receta të ndryshme për ta punuar një maskë nga shafrani, dhe cilëndo që e zgjidhni për ta përdorur, bëhuni gati për një rezultat mahnitës dhe një lëkurë të pastër dhe plot shkëlqim.

Pra mos harroni, ju mund ta përgatisni këtë maskë nga shafrani edhe vet në shtëpitë tuaja.

Përbërësit:

2 lugë shafran pluhur

1 lugë miell orizi

2 lugë jogurt ose qumësht për ato që kanë lëkurë të yndyrshme, apo vaj ulliri, kokosi apo vaj të bajameve për ato që kanë lëkurë të thatë.

1 lugë mjaltë

Udhëzimet:

Mjalti është magjik për lëkurën. Përmban veti natyrore anti-inflamatore dhe antimikrobike. Mjalti gjithashtu e tërheq lagështinë duke e bërë fytyrën më të hidratuar. Përveç efektit të mirë kundër tharjes së lëkurës, ai po ashtu ndihmon në luftimin dhe qetësimin e puçrrave. Maskën e fituar nga përzierja e produkteve më lartë, duhet ta mbani në fytyrë për 15-20 minuta, dhe më pas largojeni me ujë ose produktin tuaj të zakonshëm për pastrim. Dhe në fund lyejeni fytyrën me krem hidratues.

Youtube

Arkiva

Kategoritë