Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Masat antiCOVID-19, vetëm dje policia gjobiti mbi 2 mijë qytetarë

Policia e Kosovës dje ka nisur zbatimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.

Gjatë inspektimeve për respektim të këtyre masave nga qytetarët gjatë 24 orëve, policia ka shqiptuar 2479 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Kujtojmë se dje kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, ku është rikthyer kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Gjithashtu është rikthyer edhe vendosja e maskës në të gjitha ambientet, përveç në rastet kur jemi në veturë vetëm ose me anëtarë të afërt të familjes, gjatë çiklizmit, gjatë vrapimit dhe ushtrimeve fizike si dhe gjatë ngrënies apo pijes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë