Antonete Brown dhe Henry Bell u njoftuan 14 vite më parë. Ndonëse nuk u martuan menjëherë, lidhja e tyre ishte tipike bashkëshortore.
E vecanta e lidhjes së tyre, përvec kohës së kaluar bashkë, është edhe vendi ku vendosën ta kurorëzojnë martesën e tyre. Ishte pikërisht parkingu i spitalit HCA Healthcare vendi ku u bë martesa e ciftit.
Një ditë para se Henry të dilte nga spitali, pasi ishte i sëmurë me COVID-19, erdhi bashkëshortja e tij dhe u martuan.
“Ishte e mrekullueshme”, tha Broën, 48 vjeçe për CNN, transmeton Telegrafi
“Unë dhe burri im shkuam në shtëpi për të filluar një jetë të re. Falenderojmë Zotin dhe të gjithë stafin dhe mjekët që e bënë këtë të mundur”, shtoi ajo.
Bell u shtrua në spital më 13 shtator pasi zhvilloi simptoma të coronavirusit dhe ishte vendosur menjëherë në ventilator. /familjajone