Rreth 40 deri në 50 përqind, e çifteve të martuara në SHBA vendosin të divorcohen.
Një studim ka gjetur që një martesë të funksionojë, më e rëndësishme është që gruaja të jetë e lumtur. Kjo pasi sipas këtij studimi, këtu involvohet psikologjia e gruas. Ato bëjnë më shumë për burrat e tyre nëse kanë një martesë të suksesshme.
Në këtë hulumtim të bërë nga Rutgers, kanë marr pjesë 394 çifte, që kishin mbi 30 vjet të martuar. Në përgjithësi çiftet e rangonin lumturinë në lidhje në 5 pikë nga gjithsej 6.
Gjithashtu, ishin burrat që e rangonin lumturinë e lidhjes së tyre më lart se sa gratë. Kjo pasi sipas studimit, një grua e lumtur e bënë burrin të lumtur!
Ky rezultat mund të mos jetë befasues, por tani ekziston një fakt shkencor. Niveli i lumturisë së burrit, nuk ka të njëjtin impakt në martesë siç ka ai i gruas. Kur një grua është e palumtur, sipas këtij studimi, lidhja e saj bëhet destruktive. /Familja Jone