Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Mandarinat me shumë benefite shëndetësore, por pse s’duhet ta teproni

Mandarina është frutë e pasur me vitamina, minerale dhe fibra, që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar, në shëndetin e lëkurës dhe ka veti shumë antioksiduese.

Mandarinat gjithashtu parandalojnë infeksionet e ftohjes, pasi përmbajnë flavonoide ose elementë kimikë që gjenden në organizmin e njeriut.

Mandarinat rekomandohen të konsumohen në sezon të vjeshtës dhe dimrit, pasi e ndihmojnë organizmin në përballimin e gripave dhe ftohjeve. Gjithashtu, ato ndikojnë në rregullimin e niveleve të presionit të gjakut dhe përmirësojnë tretjen.

Por, megjithëse mandarinat kanë efekte të mira, assesi nuk duhet të teprohet. Kjo pasi konsumimi i tepërt i tyre rrit problemet me lukth, shkaktojnë ndjesi të rëndesës, fryrje ose diarre për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe acideve natyrale, sipas Institutit amerikan për hulumtime lidhur me kancerin.

Gjithashtu, mandarinat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve pasi përmbajnë acid citrik, gjë që mund të dëmtojë smaltin dhe të shkaktojë ndjeshmëri të dhëmbëve, sipas Shoqatës dentare amerikane. 

Në disa raste, nëse konsumohet numër i madh i mandarinave mund të rrezikojë shëndetin e zemrës dhe të muskujve për shkak të përmbajtjes së tepërt të kaliumit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë