Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mamia Bule Elezi: Bashkëndjejmë me familjet që humbën më të dashurit nga COVID-19

Përmes një postimi në Facebook, mamia Bule Elezi shpreh ngushëllime për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19, si dhe ndien dhimbje për kolegët mantelbardhë që nuk e kaluan dot këtë sëmundje.

Në këtë shkrim, të shoqëruar me një foto ku shihen një pjesë e stafit të Mjekimit Intenziv, Elezi përmend punën e palodhshme që ata kanë bërë për të ofruar shërbime sa më cilësore.

Tutje në këtë postim, ajo shpreson që pandemia të kalojë sa më shpejt e t’i kthehemi normalitetit.

“Mjekimi Intenziv Qendror-COVID 19, aty ku personeli shëndetësor ishin aktivë 24/7 për gjithë pacientët, ata që bashkëndjenin çdo dhimbje thellë në zemër për gjendjen e vështirë që kalojnë pacientët, ata që nuk e kursyen veten në asnjë moment për të ofruar shërbime.

Bashkëndjejmë dhimbje për secilën familje dhe për kolegët që  nuk arritën dot të kalojnë COVID-19 dhe njëkohësisht të lumtur për gjithë pacientët që u shëruan dhe vazhduan jetesën në shtëpitë e tyreDescription: 🙏

Shpresojmë që të përfundojë pandemia. Përjetimet t’i kujtojmë duke qenë të bashkuar, e që kontributi për qytetarët e këtijë vendi të vazhdojë duke ofruar shërbime cilësore.

Së bashku ia kemi dale”

Elezi, sa bashku me të gjithë kolegët e saj mantelbardhë, ishin punëtorët më të zëllshëm dhe më meritorët që situata pandemike ka filluar të stabilizohet. Duke qenë në vijën e parë në luftë me pandeminë, falënderimet dedikuar atyre janë gjëja më e paktë që mund të bëhet për ta. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë