Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
“Mami, kam frikë, më shpëto tani”, rrëfimi i 34-vjeçares ukrainase nga Kharkiv

Një grua 34-vjeçare nga qyteti Kharkiv i Ukrainës ka treguar se e ka kaluar natën në bodrumin e pallatit të saj me rreth 35 persona të tjerë.

“Ne ishim me fat mbrëmë. Një shpërthim goditi rrugën pranë bllokut tonë, por nuk goditi bllokun tonë,” tha 34-vjeçarja, raporton BBC.

“Më vonë morëm vesh se dy këmbësorë ishin vrarë dhe një tjetër ishte plagosur. Vala e shpërthimit ishte aq e fortë saqë më dolën veshët [si kur uleni në aeroplan] edhe pse isha ulur në bodrum. Pak para shpërthimit fqinji ynë poshtë në bodrum po udhëzonte dy fëmijët e tyre të vegjël tre ose katër vjeç se çfarë të bënin nëse do të kishte një shpërthim”, shtoi ajo.

“Të dëgjoja këtë ishte e tmerrshme, flokët më ngriheshin nga mendja se fëmijëve trevjeçarë duhej të mësoheshin se çfarë të bënin gjatë granatimeve.”

“Gjatë gjithë natës një vajzë e re zgjonte mamanë e saj. Ajo rrinte ulur duke qarë duke bërtitur: “Mami, kam frikë, të lutem më shpëto, më shpëto tani. Ajo u qetësua vetëm në mëngjes pasi nëna e saj ishte ulur duke e mbajtur gjatë gjithë natës”, u shpreh ajo.

Ajo tha se, edhe pse forcat ukrainase tani kontrollojnë Kharkivin, ajo vazhdon të dëgjojë shpërthime dhe se ofensiva kundër qytetit duket se është në vazhdim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë