Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mafinë çokollate me bademe dhe portokall

Shija e freskët e çokollatës, ideale për tryezë festive…

Përbërësit:

– 200 g çokollatë,
– 100 g bademe,
– 50 g sheqer,
– 100 g miell,
– 100 g grizë,
– pluhur për pjekurina,
– 200 ml qumësht bademi,
– 150 ml lëng portokalli,
– 50 ml vaj.

Përgatitja:

Bluani bademet dhe grini trashë në rende gjysmë çokollate të ftohur. Pluhurin për pjekurina përzieni në miell dhe shtoni në sheqer dhe grizë.

Përzieni bademet dhe çokollatën. Ngjishni brumin me 150 ml qumësht dhe lëng, pastaj masën ndajeni në kallëpe për mafinë (12 hapje, tepsi klasike për mafinë).

Piqni në furrën e ngrohur në 200 gradë rreth 20 minuta.

Për glazurë shkrini 100 gramët e çokollatës së mbetur me 100 ml qumësht dhe çdo mafinë zhyteni mbrapsht në përzierje që të njomen.

Shërbejini të ftohura, transmeton Telegrafi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë