Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lloji më i mirë i çajit për ta parandaluar rritjen e sheqerit në gjak

Tipi 2 i diabetit mund të shpie në komplikime të zemrës, syve, nervave, veshkave dhe këmbëve nëse nuk kontrollohet mirë.

Zakonisht përdoren ilaçe në mënyrë që sëmundja të mbahet nën kontroll, por gjithashtu është e rëndësishme të ndiqet një dietë e shëndetshme e cila ka pak sheqer, kalori dhe yndyrë.

Përveç se duhet t’i shmangni të gjitha ushqimet e pashëndetshme, ju mund ta mbani tipin 2 të diabetit nën kontroll edhe duke konsumuar ushqime të cilat ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe rrjedhimisht në nivele të sheqerit në gjak.

Sipas ekspertëve të diabetit, çaji është një prej pijeve e cila u sjell mjaft përfitim pacientëve me tip 2 të diabetit.

Ekspertët kanë theksuar se çaji e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, madje edhe e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

Kjo për shkak se llojet e caktuara të çajit përmbajnë mikronutrientë të quajtur polifenole, të cilat e rrisin aktivitetin e insulinës.

Polifenolet janët ë mbushura me antioksidantë të cilët mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga inflamacioni dhe kancerogjenët.

Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se shtimi i qumështit në çaj i zvogëlon efektet e mira.

Lloji më i mirë i çajit për të ndihmuar në përmirësimin e aktivitetit të insulinës është ai pa qumësht, siç është çaji i zi, çaji i gjelbër dhe çaji oolong.

Një studim i vitit 2009 kishte treguar se konsumimi i tri gotave çaj në ditë mund ta reduktojë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit deri në 40%

Youtube

Arkiva

Kategoritë