Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Llojet dhe simptomat e anemisë

Anemia është gjendje gjatë të cilës nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të transportuar oksigjen të mjaftueshëm në indet e trupit tuaj. Të kesh anemi, e quajtur edhe hemoglobinë e ulët, mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Për të krijuar hemoglobinën trupi i njeriut ka nevojë për hekur. Shumica e njerëzve që kanë anemi kanë mungesë hekuri. Ka shumë forma të anemisë, secila me shkaqet dhe simptomat e veta të cilat janë të shpjeguara më poshtë.

  • Anemia aplastike. Kjo shfaqet kur palca e eshtrave ka dëmtuar qelizat burimore. Trupi juaj nuk prodhon mjaft qeliza të reja të gjakut. Kjo ndodhë në qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut dhe trombocitet. Ndonjëherë quhet edhe dështim i palcës eshtrore.
  • Anemia hemolitike. Kjo shfaqet kur trupi juaj shkatërron qelizat e kuqe të gjakut para se të shaktërrohen vetë. Jetëgjatësia normale e qelizave të kuqe të gjakut është 120 ditë.
  • Anemia normocitike. Kjo shfaqet kur qelizat e kuqe të gjakut tuaj janë në madhësi normale por të pakta në numër.
  • Anemia pernicioze. Kjo shfaqet kur trupit tuaj i mungon vitamina B12.
  • Anemia e qelizave drapërore (një formë e sëmundjeve të qelizave drapërore). Kjo është një sëmundje gjenetike që ndikon në qelizat e kuqe të gjakut. Kjo ndodh kur lindni me 2 gjene anormale të hemoglobinës.

Simptomat e anemisë

Format e lehta të anemisë mund të mos shkaktojnë simptoma. Lodhja është një simptomë e zakonshme. Funksioni i hemoglobinës është të bartë oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut. Mungesa e oksigjenit pakëson energjinë. Kjo mund të ndikojë që zemra juaj të punojë më shumë për të pompuar oksigjenin. Anemia mund të shkaktojë simptoma të tjera, të tilla si:

  • Zbehje
  • Gulçim
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Rrahje të zemrës të shpejta, të ngadalshme ose të pabarabarta
  • Thonjtë e brishtë ose humbje të flokëve
  • Dëshirat e çuditshme për ushqim.

Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga këto simptoma. Mjeku mund të diagnostikojë llojin dhe shkakun e gjendjes./ Probleme.me

Youtube

Arkiva

Kategoritë