Periudha e pandemisë ishte shumë sfiduese, sidomos për pacientët me sëmundjen e diabetit. Virusi COVID-19 e ka rritur numrin e personave që vuajnë nga diabeti dhe ka përkeqësuar gjendjen e atyre që vuanin prej kohësh.
Endokrinologia nga poliklinika Endomedica, dr. Rina Tafarshiku, e ftuar në emisionin “ Takim Virtual me Shëndritin”, tregoi se ka pasur nga pacient të infektuar me Covid-19 që janë diagnostikuar edhe me sëmundjen e diabetit pa e vuajtur më parë.
“ Pacientët të cilët kanë qenë të hospitalizuar në Klinkën Infektive si dhe në klinikat tjera Covid, shumica prej tyre kanë marrë kortikostiroid. Në mesin e tyre ka pasur edhe shumë pacientë të cilët nuk kanë pasur asnjëherë diabet, mirëpo prej fillimit të marrjës së kortikostoroideve kanë pasur nivele tepër të larta të glikemis”, tregoi Tafarshiku.
Vështirësitë më të mëdha i përjetuan pacientët që veç se e kishin këtë sëmundje, imuniteti I tyre I dobët ndikoi që virusi të depërtonte më lehtë tek ata.
“Pothuajse çdo i treti pacientë i shtrirë si pasojë e infektimit me virus është trajtuar me insulinë edhe atë me dozë shumë të lartë. Glikemia ka qenë shumë rezistente dhe ulja e saj në vlera normale ka qenë shumë e vështirë “, u shpreh Doktoresha.
Dita Botërore e Diabetit u shënua më 14 nëntor. Qëllimi i kësaj dite është informimi dhe sensibilizimi njerëzve për ta njohur këtë sëmundje.