Këtë javë libraria Dukagjini na propozon një libër që na ndihmon të gatuajmë më shëndetshëm e më mirë.
Libri është i mbushur me dhjetra receta të shijshme, të gjitha të përshtatura për të përmbushur nevojat e personave me diabet dhe atyre në rrezik të sëmundjes.
Përfshin ushqime nga e gjithë bota, nga kuzhina e mirënjohur e Evropës, e deri tek shijet më pak të njohura të mbare botes.
Çdo recetë shoqërohet me informacione gjithëpërfshirëse ushqyese, gjithmone duke i lejuar lexuesit të bëjne zgjedhje të duhura rreth ushqimit të tyre.
Po ashtu, në libër përfshihen fotografi të bukura të ushqimeve kur perfundohen së gatuari, si dhe udhëzime të lehta për t’u ndjekur.
Ushqimet kryesore që trajtohen tek libri janë ushqimet që duhet të konsumohen në mëngjes, ushqimet e lehta gjatë ditës, ushqimet paragjellës, pastaj vazhdon me ushqimet primare, si dhe në fund ëmbëlsirat (deserti).
Elementet kyçe të ushqimeve diabetike janë pemët, perimet dhe drithërat.
Një dietë diabetike thjeshtë do të thotë konsumimi i ushqimeve më të shëndetshme në sasi të moderuar dhe gjithmone duke u bazuar në një plan të rregullt.
Personat perkatës duhet gjithmonë të bashkëpunojnë me mjekun dhe dietën e tyre për të krijuar një plan të ngrënies që punon për ta, e pse jo të marrin hapat e parë me librin Diabetic Cook Book.