Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Libër: “Magjia e ujit nga autorët Alexa Fleckenstein dhe Roanne Weisman”

Libri i propozuar nga Libraria Dukagjini

Shumë nga sëmundjet e jetës moderne,  duke përfshirë këtu diabetin dhe sëmundjet e zemrës tregojnë se sistemi imunitar nuk funksionon më ashtu siç duhet. Gjithsesi, ne mund ta përmirësojmëshëndetin, nëse bëjmë disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është të përqafojmë fuqinë e ujit.
Ky libër do t’ju tregoj se si të merrni maksimumin nga “Pesë Elementet Themelore Të Ujit”, që nga mirëqenia e përgjithshme e deri te shërimi i problemeve të veçanta shëndetësore dhe të rënia në peshë, duke ndjekur disa këshilla fare të thjeshta.

Libri është i ndarë në pesë pjesë. Secila prej tyre përfaqëson një nga “pesë elementet themelore të ujit”.

-Në pjesën e parë shpjegohet pse terapia ujore është e efektshme dhe si mund ta përdorni lehtësisht në shtëpi për të përmirësuar shëndetin dhe për të fuqizuar trupin, mendjen dhe shpirtin.
-Pjesa e dytë përqendrohet në rëndësinë e lëvizjes dhe ju tregon se ashtu si lumi që ka nevojë të lëvizë për të pasur ujë të pastër, po ashtu duhet të lëvizë edhe trupi juaj dhe çdo qelizë brenda tij.
-Pjesa e tretë përqëndrohet tek ushqimet e freskëta dhe natyrale. Kjo pjesë jep këshilla se si të hani gjëra të shëndetshme dhe ta keni mendjen tek ato që hani.
-Pjesa e katërt do t’ju ofrojë informacione për bimët mjekësore dhe lloje të tjera barërash çfarë janë, si t’i blejmë dhe si ndikojnë ato në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
-Në pjesën e pestë, ndërthuren të gjitha që u përmendën më lartë dhe shpjegohet rëndësia e balancës në tërësi, harmonisë dhe rregullit natyror të jetës.
Dr. AlexaFleckenstein, me anë të këshillës së saj për të pirë shtatë gota ujë në ditë që ndryshe siç e quan edhe ajo “Magjia e Ujit” ndihmon pacientët se si t’i shmangen pagjumësisë, si t’a pakësojnë stresin si dhe të luftojnë çdo lloj sëmundjeje. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë