Aktiviteti i rregullt fizik mesatar deri në energjik përmirëson përparimin klinik të sëmundjes së Parkinsonit në fazën e hershme.
Llojet e ndryshme të aktiviteteve kanë efekte të ndryshme në përparimin e gjendjes.
Aktiviteti fizik i rregullt mund të përmirësojë rezultatin afatgjatë klinik të sëmundjes së Parkinsonit.
Sëmundja e Parkinsonit (PD) është një nga sëmundjet neurodegjenerative më të zakonshme, e dyta vetëm pas sëmundjes së Alzheimerit. Kjo gjendje prek njerëzit e të gjitha racave dhe kulturave. Globalisht prek rreth 10 milionë individë të cilët janë përgjithësisht mbi 60 vjeç por mund të ndodhë tek moshat e mesme– 1 në 10 raste janë nën 50 vjeç.
Është një sëmundje progresive me simptoma që fillojnë gradualisht.
Simptomat përfshijnë: dridhje e fytyrës, këmbëve, krahëve ose duarve, ngurtësi në gjymtyrë , lëvizje e ngadaltë me probleme të ekuilibrit dhe koordinimit, si dhe rënie njohëse në fazat e mëvonshme të sëmundjes.
Shkaku i saktë i sëmundjes është i panjohur, por ekspertët besojnë se ajo zhvillohet për shkak të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Hulumtimet kanë zbuluar se simptomat lindin për shkak të vdekjes së qelizave që gjenerojnë dopaminë në substantia nigra, pjesa e trurit përgjegjëse për lëvizjen.
Aktualisht, levodopa, një bari që truri e shndërron në dopaminë, ndihmon në menaxhimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit. Megjithatë, individët mund të përjetojnë efekte anësore dhe bari nuk e vonon përparimin e sëmundjes.
Megjithatë, hulumtimi i ri nga Universiteti i Kiotos në Japoni ka treguar se stërvitja dy herë në javë mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes te njerëzit në fazat e hershme të gjendjes.
Ushtrimi si trajtim
Ekspertët shëndetësorë kanë sugjeruar prej kohësh ushtrimet si një mënyrë për të ndryshuar progresin e sëmundjes së Parkinsonit. Studimet kanë treguar se ushtrimet me intensitet të lartë mund të përmirësojnë funksionin motorik, ndërsa stërvitjet e kërcimit përmirësojnë ekuilibrin dhe stabilitetin në ecje.
Tani, një studim i fundit në Neurology ka treguar se efekti i stërvitjes shtrihet përtej kohëzgjatjes së vetë aktivitetit fizik. Ndër të tjera u sugjerua se ushtrimi i rregullt mund të ndryshojë përparimin e sëmundjes në një afat më të gjatë./Medical News Today