Lëngu i kockave është jashtëzakonisht i pasur me proteina, veçanërisht xhelatinë dhe sasi domethënëse mineralesh, siç është kalciumi dhe fosfori.
Lëngu i kockave është përdorur që në lashtësi për shëndetin e trurit, kockave, kundër dhimbjeve të kyçeve dhe toksinave.
Lëngu i kockave, miku më i mirë i lëkurës
Lëngu i kockave ka aftësi pastruese, qetësuese dhe shëruese për të gjithë trupin.
Ai shëron inflamacionin në stomak dhe largon dhimbjet e kyçeve.
Ky lëng përmban ushqyesit e nevojshëm për lëkurën, elasticitetin, shkëlqimin dhe hidratimin e saj.
Përveç lëkurës, lëngu i kockave është fantastik për flokë të mëndafshtë, të shëndetshëm e plot volum.
Arma sekrete e lëngut të kockave
Kur njeriu arrin në të njëzetat, procesi i prodhimit të kolagjenit nis të ngadalësohet, duke nxitur shfaqjen e rrudhave, varjen e lëkurës dhe celulitin, njofton Agroweb.
Lajmi i mirë është se lëngu i kockave është plot e për plot me kolagjen.
Kjo substancë e domosdoshme është arma sekrete e lëngut të kockave.
Pirja e rregullt e tij, është thelbësore për furnizimin e trupit me kolagjen dhe mirëmbajtjen e rinisë së lëkurës.
Me përdorimin e vazhdueshëm të lëngut të kockave, do të vëreni se lëkura juaj do të jetë më e ushqyer, më e lastike, më e butë dhe më rinore.
Si të përgatisni lëngun e kockave
Përbërësit
1 kg ose më shumë kocka
1 qepë
2 karota
2 kërcinj selinoje
2 lugë gjelle me uthull molle
Opsionale:
1 tufë majdanoz,
1 lugë gjelle me kripë deti,
erëza sipas dëshirës.
Mund të shtoni edhe dy thelpinj hudhër në 30 minutat e fundit të zierjes.
Ju nevojitet edhe një tenxhere e bollshme dhe një kullesë për lëngun përfundimtar
Udhëzimet
Nëse jeni duke përdorur kocka të mishit të viçit, piqini në furrë si fillim për 30 minuta në një temperaturë prej 180 gradë Celsius.
Më pas vendosini kockat në një tenxhere të madhe.
Hidhni ujë dhe uthullën. Lërini të qëndrojnë për 20-30 minuta.
Acidi i uthullës do të ndihmojë në çlirimin e shpejtë të ushqyesve të kockave. Prisni perimet (përveç majdanozit dhe hudhrës) dhe shtojini në tenxhere.
Hidhni kripën, piperin, dhe erëzat e tjera.
Vendoseni tenxheren në zjarr.
Në përfundim të zierjes së parë, uleni temperaturën dhe lëreni lëngun të vazhdojë zierjen e ngadaltë për 8 orë.
Gjatë orëve të para, do t’ju duhet të largoni papastërtitë që lundrojnë në sipërfaqe.
Në të do të formohet një shtresë shkume që mund të hiqet thjesht me një lugë.
Kontrollojeni tenxheren çdo 20 minuta gjatë 2 orëve të para.
Kockat e gjedhëve të ushqyera me bar do të prodhojnë më pak nga kjo shtresë.
Në 30 minutëshin e fundit të zierjes shtoni hudhrën dhe majdanozin, nëse ju pëlqejnë.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Përdorni një kullesë metalike për të pastruar lëngun.
Kur të jetë i ftohtë mjaftueshëm hidheni në kavanoz qelqi dhe pasi të ftohet ruajeni në frigorifer për deri në 5 ditë. Nëse dëshironi ta përdorni më gjatë, futeni në zonën e ngrirjes.