Larësi xhel
Larësit në trajtë xheli përgjithësisht prodhohen për një pastrim të thellë të lëkurës, kanë efekte pozitive për të pastruar poret e bllokuara dhe largojnë yndyrën e tepër e bakteret që shkaktojnë puçrra.
Ideal për: Lëkurat shumë të yndyrshme ose lëkurat mikse
Larësi krem
Larësit në trajtë kremi kanë një përmbajte të trashë, kremoze dhe përmbajnë veti hidratuese. Pastrojnë butësisht lëkurën pa i hequr vajrat natyralë. Pastruesit-krem mund të jenë në formën e qumështit ose locionit.
Ideal për: Lëkurat e thata dhe të ndjeshme, lëkurat normale
Larësi shumë
Larësit në trajtë shkume janë pastrues të lehtë. Ky lloj pastruesi heq yndyrën e tëpërt dhe është po aq efektiv sa pastruesi xhel.
Ideal për: Lëkurat e yndryshme, mikse dhe normale
Ujë micelar
Me origjinë nga Franca, uji micelar është një formë përzierje e ujit të zakonshëm dhe molekulave të vajit, që largojnë papastërtitë dhe heqin makeup-in.
Ideal për: Lëkurat e thata dhe të ndjeshme, lëkurat normale
Larësi pudër
Larësit pudër shpërbëhen në një formë kremoze gjatë kontaktit me ujin dhe pastrojnë butësisht lëkurën.
Ideal për: Lëkurat e yndyrshme dhe të ndjeshme
Sapun
Për shumë vite, sapunët qëndruan larg produkteve të kujdesit të lëkurës, por së fundmi po preferohen sërish. Një larës sapun mund të jetë po aq miqësor me lëkurën sa homologët e lëngshëm.
Ideal për: Lëkurë të yndyrshme dhe mikse