“Ta Pastrojmë Kosovën” dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë lansuar fushatën “T’i japim vendit më shumë ngjyra”, për mbjelljen e 1.8 milionë drunjëve në tërë Kosovën.
Ceremonia e fushatës do të realizohet në Këndin Olimpik, i cili ndodhet brenda kampusit universitar “Hasan Prishtina”.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë pjesëtarë nga Ministria e Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Mbrojtjes, rektori i Universitetit të Prishtinës, kryetari i Asosciacionit të komunave të Kosovës, përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe sportistë e aktivistë mjedisorë.
Për shkak të pandemisë, numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar. /familjajone