Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka konfirmuar se nga mostrat e marra sot nga Rahoveci, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
Një lajm tejet i mirë për gjithë qytetin, por që nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi tek qytetarët. Paniku nuk ka vend, por kujdesi po.
Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve:
LAJM I MIRË!
Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar NEGATIV.
S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll. Falënderoj qytetarët për lojalitetin në zbatim të vendimeve, sikurse edhe të gjithë mantelbardhët përfshirë mjekët, infektologët, mikrobilologët, epidemiologët, biokimistët, infermierët, policinë, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktive dhe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.
SL