Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky është testi që tregon nëse rrezikoheni nga yndyrat e larta në gjak

Një panel lipidesh është një provë që mat yndyrnat dhe substancat yndyrore që përdoren si burim energjie në trup.

Lipidet përfshijnë kolesterolin, trigliceridet, lipoproteinën me densitet të lartë (HDL) dhe lipoproteinën me densitet të ulët (LDL).

Lipidet gjenden në gjak dhe ruhen në inde. Crregullimet e lipideve, të tilla si kolesteroli i lartë, mund të çojnë në sëmundje të rrezikshme, siç janë sëmundja e arterieve koronare, sulmi në zemër ose goditje në tru.

Për t’u përgatitur për një panel lipidesh, shmangni ngrënien 10 deri në 12 orë para testit të gjakut. Poashtu, shmangni edhe pirjen e lëngjeve përveç ujit.

Paneli mat:

Nivelin total të kolesterolit: Vlerësimi i kolesterolit bëhet nëpërmjet një testi të gjakut, i cili mat tri gjëra: HDL kolesterolin (kolesteroli i mirë ), LDL (kolesteroli i keq) dhe trigliceridet. LDL kolesteroli (lipoproteinë e kolesterolit me densitet të ulët) është lloji që ka tendencë për t’u depozituar në muret e arterieve. Qelizat e bardha të gjakut (leukocitet) duke u kombinuar me LDL kolesterolin formojnë pllakëza, të cilat vendosen në arterie të ndryshme duke i ngushtuar ato, dhe duke kufizuar për pasojë rrjedhjen e gjakut. Niveli optimal i LDL kolesterolit për shumicën e njerëzve është 100mg/dL, ose më e ulët. Nëse vuani nga sëmundje të zemrës ju duhet të përpiqeni që nivelet e LDL të jenë 70 mg/dL ose më poshtë. Po jo i gjithë kolesteroli është i keq.

Nivelin e triglicerinës: Trigliceridet janë një lloj i yndyrave që gjenden në gjak, nivelet optimale të të cilave janë 150 mg/dL. Nivele më të larta sesa kaq, mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe sindroma metabolike. Ndër faktorë rreziku për nivele të larta të triglicerideve përmendim obezitetin, diabetin, duhanpirjen, përdorimin e alkoolit, jeta sedentare dhe mungesa e aktivitetit fizik

Nëse rezultatet e testit nuk janë të dëshirueshme, atëherë nevojiten ndryshime në stilin e jetës për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë: dietën, ushtrime fizike, Ilaçet.

Për pacientët me rezultate normale të lipideve, rekomandohet që të bëhet testimi i lipideve çdo pesë vjet. Ata që kanë rezultate anormale të testit ose ato me faktorë të tjerë rreziku, siç janë diabeti ose hipertensioni, do të kenë nevojë për testime më të shpeshta të lipideve./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë