Përdorimi i anestezionit duhet të bëhet me kujdes dhe në bazë të një vlerësimi të detajuar nga mjeku anesteziolog. Janë disa grupe njerëzish të cilët mund të kenë rrezik më të lartë për komplikacione nga anestezioni.
Për të folur më detajisht rreth kësaj çështje, Familjajonë në emisionin e së dielës ka pasur të ftuar, anestezoliogen, Agreta Gecaj Gashi.
Gjatë intervistës ajo tha se “Ne e monitorojmë pacientin në kohë reale, domethënë gjithë parametrat vitalë monitorohen në kohë reale dhe përveç krejt këtyre që i thashë, na duhet të kujdesemi për…Homeostaza është një gjendje që po mundohem me përkthy, është ambienti ku qelizat funksionojnë në kushte sa më normale, ajo të cilën na e kemi kur jemi të shëndoshë realisht. Tash gjatë anesesionit ajo ndryshon, për shkak gjakderdhjeve, trauma e indeve, çdo gjë ndryshon e na mundohemi atë me mbajtë sa më stabile, domethënë kujdesja për funksionet jetësore është jetike dhe është puna kryesore e anesteziologut. “.
Tutje Gashi theksoi edhe rolin e rëndësishëm dhe shumëdimensional të anesteziologut në një sallë operacioni, sipas saj anesteziologu nuk është vetëm personi që e fut pacientin në gjumë, por është gjithashtu përgjegjës për përkujdesjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të pacientit gjatë gjithë procedurës kirurgjikale.
“Nuk është ajo me i futë në gjumë pacientin, nuk është veç ajo, por është përkujdesja, është jemi si një lloj engjëlli mbrojtës në sallë.Ndonjëherë e përcjellim edhe gjakderdhjen sa ka edhe ndonjëherë e tërheqim vërejtjen kirurgut që kujdes se pacienti është duke u gjakderdh shumë, kirurgu përcjellë vendin ku po punon, na duhet të përkujdesemi për komplet komplet pacientin si tërsi, me gjitha sistemet e tij.”, përfundoi ajo.
Për të kuptuar më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni intervistën e plotë në kanalet e FAMILJAJONË, në youtube apo facebook.