Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur fëmijët luajnë me baltë bëhen më të shëndetshëm

Shumë fëmijë, lojën e tyre të preferuar mund ta kenë ‘baltën’. Ndonëse kjo gjë mund t’u pengojë prindërve, sërish gjithë çfarë duan disa fëmijë është të luajnë me baltë.

Por ka një lajm të mirë për prindërit. Ka shumë arsye që t’i lini fëmijët të luajnë me baltë që mposhtin hallin tuaj për rrobat e pista.

I bën fëmijët më imun

Pediatrja, Maria Julia Carvalho, insiston që fëmijët të luajnë me baltë pasi kështu janë në kontakt me mikroorganizma, që ndihmojnë sistemin imunitar të tyre. Carvalho argumenton që kontakti me bakterie, ndihmojnë zhvillimin e sistemit imunitar tek fëmijët.

Fëmijët duhet të luajnë edhe me kafshë

Studimet tregojnë që fëmijët që jetojnë me kafshë, kanë më pak mundësi të kenë alergji kur të rriten.

Kështu  funksionon sistemi imunitar

Fëmijët duhet të luajnë jashtë dhe të kenë kontakt edhe me baltë, në mënyrë që sistemi i tyre të mësohet me  mikroorganizmat. Kur fëmijët rriten fillojnë e bëhen rezistent ndaj mikrobeve të ndryshme. Pa lozur jashtë, fëmijët nuk mund të kenë kontakte me këto mikroorganizma dhe bëhen më të ndjeshëm përderisa rriten. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë