Thithja e shpejt e ajrit është ndër faktorët që bën të shkaktohet lemza në trupin e njeriut, duke krijuar një ndjesi të pakëndshme.
Ajo di të jetë lodhëse dhe personit t’i shkaktojë stres dhe nervozë. Shkencërisht thuhet se lemza shkaktohet kur diafragma, si muskuli kryesor që ndihmon frymëmarrjen, tkurret papritur dhe në mënyrë të pavullnetshme.
Kjo shkakton thithjen e shpejtë të ajrit, e cila përfundon me mbylljen e menjëhershme të kordave vokale. Kjo mbyllje krijon më pas një tingull karakteristik të lemzës, shkruan “Clevelandclinic”.
Lemza shkaktohet edhe si pasojë e të ngrënit shpejt, pirjes së pijeve të gazuara, pirjes së duhanit apo pijeve me alkool. Zakonisht ajo largohet vetëvetiu, por nëse zgjati mbi 48 orë duhet të konsultohet mjeku përkatës.
Lemza mund të jetë e përkohshme, e vazhdueshme, e pandërprerë dhe e vazhdueshme.
Ekspertët mjekësore rekomandojnë analiza laboratorike dhe trajtimi të mëtutjeshme në mënyrë që ky problem të gjejë zgjidhje.