Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, u realizuan dy intervenimet e para me kirurgji minimale invazive me laparaksop.
Rasti iparë ka qenë një 13 vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit(zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.Intervenimiu krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëmnjë ditë qëndrimi në spital.
Rasti idytë një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzëne tëmthit). Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi nëspital, në gjendje tëmirë shëndetësore.Kjo metodëe operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike sepse është me invazion minimal .
Pacientët e operuar,pas operacionit e marrin veten shumë më shpejt,i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.
Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik,anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do të vazhdojnë të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.