Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Kryesuesi i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Dren Boshnjaku dhe drejtori i përgjithshëm, Elvir Azizi, me bashkëpunëtorë, kanë pritur në takim pune Dr. Ilir Maraj, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e i cili për disa ditë më radhë ka mbështetur, mbikëqyrur dhe asistuar mjekët e Shërbimit të Elektrofiziologjisë, në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Gjatë takimit, ata e falënderuan Dr. Maraj për përkrahjen profesionale dhe gatishmërinë për të ndihmuar pacientët dhe Shërbimin e Elektrofiziologjisë, duke i ofruar bashkëpunim dhe mirëseardhje të tjera në QKUK.

Dr. Maraj u shpreh falënderues për mikpritje, duke u shprehur I lumtur që pati mundësi të ndihmojë pacientët në Kosovë, dhe që ka takuar mjekë dhe infermierë të mirë në Kosovë.

Me mbikëqyrjen profesionale të Dr. Maraj, stafi i mjekëve dhe infermierëve ka kryer 9 procedura intervente të studimit elektrofiziologjik dhe ablacionit (djegies) me radio-frekuencë.

Këto procedura po kryhen me teknologji 3D, e cila rritë jashtëzakonisht sigurinë dhe ekifakisitetin e këtyre procedurave, duke e minimizuar përdorimin e rrezeve X.

Youtube

Arkiva

Kategoritë