Gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë ushqim të shëndetshëm për t’iu shmangur aditivëve të shumtë, të cilët çdo ditë na i ofrojnë. Për këtë shkak po ju sjellim recetën të cilën do ta pëlqeni!
Bëni vetë kremin nga lajthia bashkë me të cilin çdo ëmbëlsirë do të bëhet shumë e shijshme. Përgatitet shumë thjesht dhe me siguri do ta pëlqejnë bash të gjithë ta kenë në shtëpinë e tyre, transmeton Telegrafi.
Nevojiten:
– 240 g lajthi të pjekura,
– 3 lugë mjaltë,
– 3 lugë kakao pluhur,
– 120 ml qumësht,
– 2 lugë aromë vaniljeje,
– pak kripë.
Përgatitja:
Lajthitë piqni 10 minuta në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius (kujdesuni të mos piqen shumë). Qëroni me leckë të thatë.
Në blender qitni më parë lajthitë, pastaj edhe të gjithë përbërësit e tjerë.
Përzieni disa minuta derisa të krijohet lyerje kramatoze.
Shijojeni.