Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosovë: Sfidat që paraqiten në Sistemin Shëndetësor – tregon Nezaqete Rukovci

Sistemi shëndetësorë në shumë vende të botës përballet me sfida të ndryshme.

Edhe në Kosovë, ky sistem, përvec punëve të kryera me shumë sukses, kohë pas kohe përballet me sfida.

E ftuar në emisionin Familja Jonë, Nezaqete Rukovci nga Shoqata Action for Health Kosova, tha se ndër sfidat kryesore që e përcjellin shëndetësinë janë ato gjeografike si dhe kryesisht mundësitë financiare.

Gjithashtu, ajo tha se edhe infrastuktura mund të konsiderohet si një sfidë ne vete.

Për më tepër, ajo shtoi ‘Me një vullnet të mirë, këto sfida mund të tejkalohen’.

‘Ajo cfarë mua më brengos është se në Kosovë, vdekshmëria nga sëmundjet jo transmetuese është mjaftë e lartë dhe aty prijnë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet e organeve të frymmarrjes’, tha ajo.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të paraqiten sa më herët në kontrollat e tyre në mënyrë që të parandalohet zhvillimi i këtyre sëmundjeve si dhe kostoja buxhetore.

Për më shumë, ndiqni intervisten e plotë në linkun poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë