Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosovë: Arrestohen pesë persona, konfiskohen 75 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar mbi 75 kilogramë marihuanë.

Për këtë rast ka njoftuar Prokuroria e cila ka thënë se fillimisht janë arrestuar katër persona për narkotikë e më vonë edhe një tjetër.

“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Dje janë arrestuar katër të dyshuar por sot është arrestuar edhe personi i pestë”.

“Gjatë kontrollit të këtyre lokacioneve janë sekuestruar disa telefona, para të gatshme dhe gjëra të tjera. Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë”, është thënë nga Prokuroria.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani dhe majori Reshat Murseli në konferencë për media.

Ndërsa, majori Reshat Murseli nga Drejtoria për narkotikë është shprehur në konferencë për media se hetimet për këtë rast nisur katër muaj më parë.

Por që operacioni ka filluar në orët e pasdites e së mërkurës.

“I dyshuari me M.S. 55-vjeç është arrestuar në Vushtrri. Në momentin e arrestimit të tij ai ka tentuar të sulmojë policët. Janë gjetur 20 kg drogë në bagazhin e veturës së tij. Në shtëpinë e të dyshuarit të dytë në Bardhosh janë gjetur 55 kilogramë marihuanë”.

Por, përveç kësaj Murseli ka bërë të ditur edhe materiale të cilat janë gjetur gjatë sekuestrimit.

“Në cilësi të provës materiale janë gjetur fishekë, janë sekuestruar tri vetura, gjashtë telefona dhe para të gatshme. në rastin e njëjtë janë arrestuar edhe tre persona, dy prej tyre serbë. Sot në Ferizaj është arrestuar edhe një person tjetër. Sasia narkotikëve ka ardhur nga vendet fqinje dhe qellim ka pasur vendet e BE-së”, ka thënë ai. /Albanianpost.com

Youtube

Arkiva

Kategoritë