Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosovë: 50 shtatëzëna të infekturara me COVID-19

Pandemia COVID-19 ka sjell vështirësi të mëdha edhe në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Jakup Ismaili Drejtor i Klinikës Gjinekologjike thotë se “numri i shtatëzënave të prekura me COVID-19 nga 16 marsi e deri me 20 tetor, janë 50 shtatëzëna të infektuara me COVID-19, të cilat janë trajtuar në repartin dedikuar vetëm për COVID-19, në Konzervativë në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike” u shpreh ai.

Si sfidë kryesore në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK është organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatëzënave.

“Sfidat kryesore të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike  në periudhën e pandemisë kanë qenë; përballja me një virus të pa njohur , si dhe organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatëzënave, lindjen e tyre dhe në raste të veçanta edhe operacionet e pacientëve të prekur me COVID 19, testimi i tyre dhe trajtimi në mënyrë sa më dinjitoze i pacientëve” thotë Ismaili.

Ndërsa pandemia COVID-19 nuk ka ndikur që të ketë një numër më të vogël të lindjeve në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të QKUK./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë