Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosova përfaqësohet në Kongresin e 10-të Global të Pacientëve

Me 19-20 maj 2023, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës (PRAK) mori pjesë në Kongresin e 10-të Global të Pacientëve që u mbajt në Gjenevë, Zvicër, organizuar nga Aleanca Ndërkombëtare e Organizatave të Pacientëve (IAPO).

Në njoftimin e PRAK thuhet se kjo ngjarje u organizua në fundjavë para Asamblesë së 76-të Botërore për Shëndetin duke pasur si temë kryesore partneritetet inovative me pacientë si thelbi i avancimit global të shëndetësisë.

“Prezantimi i tij u fokusua tek themelimi i këshillave të pacientëve në komunat Rahovec dhe Lipjan dhe roli i tyre në angazhimin e qytetarëve në kujdesin shëndetësor dhe bashkëpunimi me institucione në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve”.

Agron Bytyçi, kryetar i Bordit të PRAK-ut ishte njëri ndër folësit në panelin me titull “Rifuqizimi i partneritetit shtet-qytetarë”

Youtube

Arkiva

Kategoritë