Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në Ballkan

Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më 2023 tani është e kaluar, me përjashtim të Turqisë, ku inflacioni ndërvjetor në gusht ishte 52%.

Në Ballkan, Serbia prin me rritjen e çmimeve- 4.4 për qind. Sipas Eurostat-it, inflacioni në gusht ishte 4.4 për qind. Kosova, ndërkaq, ka rritjen më të ulët (1.4 për qind).

Pas Serbisë në vend të dytë është Maqedonia e Veriut 3.1 për qind, më pas Shqipërua 2.4 për qind.

E treta është Mali i Zi 2 për qind e më pas Bosnja e Hercegovina 1.8 për qind.

Youtube

Arkiva

Kategoritë