Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Konsumoni këto ushqime nëse keni probleme me fytyrën

Fytyra është një ndër pjesët më delikate që kemi dhe për ta pastruar atë nuk ndihmojnë vetëm produktet e ndryshme kozmetike apo kremrat. Ndonjëherë ndodh që të shkaktojnë akne të ndryshme, por ekzistojnë disa ushqime që pastrojnë tërësisht fytyrën tuaj duke e bërë të duket më rinore dhe më e pastër.

Peshku me yndyrë si salmoni ose tuna – Konsumimi i peshkut i siguron trupit tuaj vitaminë B, që prodhon acide yndyrore dhe metabolizon aminoacidet. Mungesa e biotinës bën që lëkura juaj të bëhet me luspa.

Farat Chia – Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbajtjen e membranave qelizore duke mbrojtur lëkurën dhe duke siguruar lagështi. Ato janë të pasura edhe me acide yndyrore si bizoni i egër apo peshku.

Patatet e ëmbla – Konsumimi i ushqimeve të tilla siguron më shumë ujë për trupin tuaj duke mbajtur lëkurën dhe qelizat në mënyrë të hidratuar. Frutat dhe perimet shumëngjyrëshe janë të pasura me vitaminë A që i japin ngjyrën lëkurës tuaj.

Bajame – Këto kanë vitaminë E që e bëjnë lëkurën të jetë e shëndetshme duke e mbrojtur nga rrezet e diellit.

Farat e lulediellit – Sigurojnë një burim të vitamnës E që mbron lëkurën nga papastërtitë e ambientit.

Karbohidratet – Karbohidratet si mielli i bardhë rrisin inflamacionin dhe shkaktojnë dhimbje fytyre. Është mirë që të zëvendësoni makaronat e orizin e bardhë me fasule apo oriz kaf.

Lëngu i portokallit – Ofron Vitaminë C, një antioksdant që mbron lëkurën dhe qelizat e tjera nga dëmtimet e shkaktuara prej radikalëve të lirë në mjedis dhe trup. Vitamina C ndihmon edhe në krijimin e kolagjenit që është proteina kryesore strukturore e trupit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë