Komiteti propozon masat e reja, orari i lëvizjes deri në orën 00:00
Në mbledhjen e Komitetit të Shëndetësisë të mbajtur sot është propozuar lehtësimi i masave.
Siç është bërë e ditur, orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 00:00.
Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.
Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, gjithashtu do të lejohet hapja e fitneseve.
Masat do të votohen nesër, ndërkaq do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë.
Ai tutje ka paralajmëruar ashpërsim të tyre nëse është nevoja.
Masat pritet të votohen nesër në Qeveri.