Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Koma diabetike dhe komplikacionet potenciale të saj – Intervistë me endokrinologun, Almedin Ramizi

Albina Selmanaj

Koma diabetike është një gjendje shumë serioze që lidhet me nivelin e parregullt të glukozës në gjak te një person me diabet.

Në një intervistë për Familjajonë, endokrinologu i njohur, Dr. Almedin Ramizi ka treguar në detaje për rrezikun dhe komplikacionet e komës diabetike. Ai shpjegoi se koma diabetike shkaktohet nga nivel i parregullt i glukozës në gjak dhe mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme.

Sipas Dr. Ramizit, koma diabetike mund të shkaktohet nga ketoacidoza e lidhur me diabetin (DKA) tek personat me diabet tip 1, ose nga gjendja hiperglicemike hiperosmolare (HHS) tek personat me diabet tip 2. Në raste të rënda, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglikemia) gjithashtu mund të çojnë në koma diabetike.

Ai theksoi se simptomat e komasë diabetike përfshijnë lodhje të rëndë, urinim të shpeshtë, të vjellat, dhe gjendje të konfuzionit. Komplikacionet e mundshme të kësaj gjendjeje përfshijnë dëmtim të përhershëm të trurit dhe deri në vdekje nëse nuk trajtohet menjëherë.

Dr. Ramizi gjithashtu rekomandon që personat me diabet të monitorojnë rregullisht nivelet e glukozës në gjak dhe të kenë një plan të përgatitur për menaxhimin e emergjencave nëse ata përballen me një epizod të komasë diabetike. Ai theksoi se menaxhimi i duhur i diabetit dhe monitorimi i kujdesshëm i simptomave janë thelbësore për parandalimin e kësaj gjendjeje të rëndë.

Intervista e plotë:

1. Çfarë është koma diabetike dhe çka e shkakton atë?

Një koma diabetike është një ndërlikim i lidhur me diabetin që ndodh si rezultat i glukozës së parregulluar në gjak. Koma diabetike çon në një gjendje të zgjatur të pavetëdijes së thellë. Në përgjithësi, tri lloje të komplikimeve të lidhura me diabetin mund të çojnë në koma diabetike, të cilat mund të përfshijnë:

1. Ketoacidoza e lidhur me diabetin (DKA): Një ndërlikim kërcënues për jetën e diabetit që mund të prekë më shumë personat me diabet të tipit 1 sesa ata me diabet tip 2, në të cilin trupi fillon të shpërbëjë yndyrnat për të kompensuar glukozën për shkak të mungesës së insulinës në trup, duke çuar në lirimin e ketoneve në qarkullimin e gjakut.

2. Gjendja hiperglicemike hiperosmolare (HHS): Gjithashtu një gjendje kërcënuese për jetën e diabetit, veçanërisht diabeti i tipit 2, në të cilin nivelet e glukozës në gjak janë të larta për një periudhë të zgjatur, shpesh duke çuar në dehidrim të rëndë së bashku me një gjendje konfuzioni.

3. Rastet e rënda të nivelit të ulët të sheqerit në gjak ose hipoglikemisë janë gjithashtu një nga shkaqet kryesore të komës diabetike.

2. Cilat janë shenjat dhe simptomat kryesore të një personi në rrugën për të zhvilluar koma diabetike?

Simptomat e sheqerit të lartë ose të ulët të gjakut tek një person zakonisht janë të pranishme përpara se gjendja të përkeqësohet dhe të çojë në një koma të shkaktuar nga diabeti. Simptomat e niveleve të larta të glukozës në gjak mund të përfshijnë: Urinim i shpeshtë Etje e shtuar Goja shumë e thatë Lodhje ose dobësi Shikim i turbullt Kokëdhimbje Nauze ose të vjella Frymëmarrje e shkurtër Simptomat e nivelit të ulët të glukozës në gjak mund të përfshijnë: Dobësi, Lodhje Përgjumje Uri Dridhja Dhimbje koke Djersitje Shikim i turbullt Vështirësi në të folur Humbje të vetëdijes Konfuzion

3. Çfarë ndodhë në trupin e një personi gjatë një episode të komës diabetike?

Nëse një person bie në koma diabetike është gjallë por nuk mund të zgjohet apo të përgjigjet ndaj pamjeve, tingujve apo llojeve të tjera të stimulimit.

4. Cilat janë komplikacionet potenciale të komës diabetike dhe si mund të parandalohen ato?

Nëse nuk trajtohet koma diabetike mund të çojë në dëmtim të përhershëm të trurit dhe deri në vdekje.

5. Çfarë strategjishë parandaluese mund të rekomandohen për njerëzit me diabet për të zvogëluar rrezikun e komës diabetike?

Një person me diabet, është e rëndësishme t’i kushtoj vëmendje niveleve të glukozës në gjak dhe dietës së tijë çdo ditë. Çelësi për parandalimin e një koma diabetike është menaxhimi i duhur i glukozës në gjak. Duhet t’i kushtohet vëmendje marrjes së karbohidrateve. Personi me diabet mund të jet në një rrezik më të lartë për zhvillimin e komës diabetike nëse i vonon vaktet, kryen stërvitje intensive dhe konsumon alkool.

Youtube

Arkiva

Kategoritë