NGA: MIRELA ANDONI
FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ
PËRBËRËSIT:
1.1 kg mish gjeli
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepujkë e prerë hollë
4 thelpinj hudhre të shtypura
2 thelpinj hudhre të plotë
100 g thërrime buke
1 lugë gjelle fara kopre, të
pjekura dhe të shtypura
lëkura e ½ limoni
60 g erëza të freskëta
18 feta pançetë
— — —
PËRBËRËSIT PËR KARAMELIZIMIN E MANDARINAVE:
20 g gjalpë
2 lugë gjelle sheqer kaf
4 mandarina të vogla, të ndara
në gjysmë
1 lugë gjelle uthull balsamike
— — —
`PËRGATITJA:
Në nxehtësi mesatare ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim qepujkat për 2 minuta. Shtojmë aty hudhrat dhe i lëmë të skuqen edhe për 1 minutë. Pasi ta heqim nga zjarri, e përziejmë me thërrimet e bukës, farat e koprës, lëkurën e limonit, erëzat e freskëta të prera, dhe e lëmë të ftohet. Më pas, ngrohim furrën në temperaturën 190 gradë. Rrahim filetën derisa
të arrijë 1 cm trashësi, hedhim mbushjen mbi të, e mbledhim role dhe e mbulojmë të gjithën me pançetat. E lidhim mishin me spango kuzhine, e vendosim në një tavë, e mbulojmë me
letër alumini dhe e pjekim për 45 minuta në temperaturën 160 gradë. Pas kësaj kohe, heqim
letrën e aluminit, vendosim hudhrat e plota rreth mishit dhe e spërkasim me erëzat e tjera. Pastaj spërkasim vajin e mbetur dhe piper e vazhdojmë pjekjen, pa e mbuluar mishin, për 30 minuta, derisa pancetta të jetë thekërruar dhe mishi të zbutet. Pasi të ketë përfunduar, e vendosim në pjatën ku do ta shërbejmë dhe i heqim spangon. Për të karamelizuar mandarinat, si fillim shkrijmë gjalpin dhe sheqerin në një tigan, në nxehtësi të ulët.
Shtojmë aty mandarinat të prera në feta dhe i lëmë të gatuhen për rreth 4-5 minuta.
Shtojmë uthullën dhe rrisim nxehtësinë, që t’i gatuajmë edhe për 3 minuta, derisa të karamelizohen mirë. Në fund, i vendosim te roleja dhe e shërbejmë.
Burimi: Living