Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kodra nga SHDPK: E paligjshme greva e punëtorëve shëndetësorë gjatë gjendjes emergjente të shëndetit publik

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë përmes një postimi ka treguar se greva e punëtorëve shëndetësorë gjatë gjendjes emergjente të shëndetit publik, nuk është e ligjshme.

Kodra ka thënë se Zyra Ligjore e Kryeministrit i është përgjigjur me jo, në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur ende është një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dimë se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik. Përgjigjja është jo, nuk është e ligjshme një grevë e tillë! Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë”, ka thënë Kodra.

Tutje, Kodra tha se është legjitime kërkesa për rritje pagash, por thekson se nuk duhet përdorur pacientët si armë në luftën për rritjen e mirëqenies.

Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëherë, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien. Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies”, shkroi në fund Kodra.

Youtube

Arkiva

Kategoritë