Java që lëmë pas ka qenë e mbingarkuar me pacientë që kanë kërkuar shërbime mjekësore.
Këtë njoftim e jep raporti i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas këtij raporti gjithsej kanë qenë 1600 vizita mjekësore në profile të ndryshme, përfshirë degët kirurgjike, internistike dhe ortopedike.
Prej tyre, 282 vizita kirurgjike, 07 internistike, 298 ortopedike, 121intevenime të shpejta kirurgjike, 143 raste nga aksidentet në trafik, 184 pranime në klinikat tjera.