Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika Infektive II – storie suksesi në menaxhimin e pandemisë

Meqenëse numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë gjatë ishte relativisht i lartë, Mjekësia Sportive shërbeu për një kohë të gjatë si hapësirë ku mund të hospitalizoheshin pacientët me këtë sëmundje.

Pas një kohe të gjatë në shërbim të pacientëve me COVID-19, kjo klinikë tashmë është e mbyllur, pasi nuk është asnjë pacient më i shtrirë në të.

Puna e palodhshme e stafit bëri që numri i të hospitalizuarve të reduktohet në vazhdimësi, deri tash, kur ky ambient është i boshatisur sa i përket pacientëve.

I kënaqur me punën e kryer përgjatë kësaj kohe në Mjekësinë Sportive u shpreh edhe infermieri Lulzim Gashi që shërbeu për një kohë të gjatë në këtë ambient.

Sic shprehet vetë ai, Klinika Infektive II arriti të ishte storie suksesi edhe pas rihapjes, duke treguar kështu profesionalizëm në trajtimin e pacientëve.

“Edhe këtë herë sikurse heren e kaluar, Klinika Infektive II, storje e suksesit!

Faleminderit ekipa më e mirë”, shkroi ai në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë