Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika e Radiologjisë për herë të parë realizon RM të tërë trupit

Klinika e Radiologjisë vazhdon me suksesin e radhës. Kësaj here në këtë klinikë për herë të parë është realizuar Rezonanca Magnetike e tërë trupit.

Kompletimi i programeve softuerike, trajnimi i personelit dhe organizimi i shërbimeve tjera, mundësuan që të bëhet ky incizim i avancuar.

Vetë drejtori i kësaj klinike, dr. Bujar Gjikolli, shprehet i lumtur për sukesin e arritur, me ç’rast falënderon personelin shëndetësor në Klinikën e Radiologjisë.

“Klinika e Radiologjisë vazhdon me sukesin e rradhës, për herë të parë realizon RM të tërë trupit – Whole body MRI.

Urime e suksese të reja Mustafë Buzoku dhe gjithë personeli i Klinikës së Radiologjisë”, shkroi ai në Facebook.

Nevojat e popullatës dhe të klinicistëve për këtë incizim shumë të shtrenjtë, janë ekstremisht të mëdha dhe, sipas njoftimit të ShSKUK-së,  në të ardhmen planifikohet organizimi adekuat i këtij shërbimi për pacientët

Youtube

Arkiva

Kategoritë