Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kjo shenjë e çuditshme në gjuhë tregon se assesi nuk duhet të pini kafe

Mjeku ju paralajmëron të keni kujdes

Doktori Anis Khalaf paralajmëroi ndjekësit e tij në TikTok për një shenjë të gjuhës që sugjeron se nuk do të duhej të pinit kafe.

Për shumë njerëz, një filxhan kafeje në mëngjes është thelbësore për të filluar ditën, por dr. Anis Khalaf zbuloi se njerëzit me këtë simptomë të gjuhës nuk do të duhej të pinin fare kafe.

Për çfarë bëhet fjalë?

“Nëse dëshironi që të dini nëse mund të pini kafe, qëndroni para pasqyrës, nxirrni gjuhën dhe shikoni. Nëse gjuha është plot me të çara dhe me një shtresë të trashë të verdhë, me siguri nuk do të duhej të pinit kafe”, thotë mjeku që ndiqet nga mbi 457 mijë njerëz në TikTok.

Dr. Khalaf shpjegoi pse grave u pëlqen të bëjnë dush me ujë të ngrohtë, madje edhe të nxehtë, në krahasim me burrat që bëjnë dush me ujë më të ftohtë.

Sipas tij, dëshira e grave për të bërë dush të nxehtë vjen nga një “çekuilibër në trup”, të cilin kafeina vetëm mund ta rrisë.

Edhe pse ai nuk dha shumë detaje se pse është kështu, ai vuri në dukje një “mungesë të yin” në mjekësinë kineze.

Dr. Loren Cunningham shpjegoi se çfarë është një çekuilibër i trupit. Sipas tij, kur shumica e vitaminave dhe mineraleve në trup varfërohen, kjo çon në shqetësim, një ndjenjë të rrahjes së zemrës dhe simptoma të tjera të pakëndshme.

Edhe pse kafeja mund të rrisë të gjitha këto simptoma, ky mjek pohon se kafeja nuk është ajo që ndikon në shtresën e verdhë të gjuhës.

“Në përvojën time, një shtresë e verdhë e trashë në gjuhë zakonisht tregon një çekuilibër në sistemin e tretjes, jo një neveri ndaj kafesë. Kjo shtresë në gjuhë mund t’i atribuohet një sërë faktorësh si higjiena e dobët orale, dehidratimi ose prania e baktereve në trup. Edhe pse vetë kafeja zakonisht nuk është shkaku i drejtpërdrejtë, ajo mund të përkeqësojë kushtet që çojnë në këtë shtresë në gjuhë.

Kafeja është acid dhe mund të ndryshojë ekuilibrin e pH në gojë, gjë që mund të kontribuojë në përhapjen e baktereve dhe majave, duke çuar potencialisht në një shtresë të verdhë”, shpjegoi doktori.

Përveç simptomave të gjuhës, ka shenja të tjera që tregojnë se pirja e kafesë ka një efekt negativ në trupin tuaj.

Fryrja e stomakut dhe refluksi i acidit janë ndër më të zakonshmet, pasi kafeja dihet se rrit prodhimin e acidit në stomak – gjë që organizmit mund të mos e pëlqejë shumë.

Ai vazhdoi: “Gjithashtu, dhimbjet e shpeshta të kokës apo migrena ndonjëherë mund të shoqërohen me konsumim të tepruar të kafesë, veçanërisht nëse konsumohet sasi e madhe gjatë ditës.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë